🇬🇧 Read this article in English →
Protestuesit nuk u larguan nga sheshi as pasi policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Pasi u shpërndanë për pak kohë, ata u mblodhën sërish dhe zunë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë godinës së Kryeministrisë.
Nga turma u dëgjua vazhdimisht thirrja “Dorëheqje!”, e cila mbushi qendrën e kryeqytetit.
Protesta e sotme, dita e 12-të e revoltës studentore, pati edhe mbështetjen e opozitës. Përfaqësuesit e saj zbritën në shesh që në mesditë për t’u bashkuar me studentët.
Situata në zonën përreth Kryeministrisë mbetet e tensionuar. PasPerdes do të vazhdojë ta ndjekë zhvillimin e protestës dhe do t’ju sjellë përditësime.







