🇬🇧 Read this article in English →
Vjenë, 18 tetor 2026 – Vizita zyrtare e kryeministrit shqiptar Edi Rama te kancelari austriak Christian Stocker, e planifikuar për të hënën, më 19 tetor, është anuluar. Lajmi është bërë publik nga Shërbimi Federal i Shtypit i Austrisë përmes agjencisë APA-OTS, duke sqaruar se *anulimi është bërë nga pala shqiptare*.
Njoftimi vjen pas organizimit të protestës nga diaspora shqiptare në Vjenë, e cila kishte paralajmëruar të protestonte kundër qeverisë Rama dhe në mbështetje të qytetarëve që protestojnë në Shqipëri.
Deri tani, autoritetet austriake nuk kanë bërë të ditur se anulimi lidhet me protestën. Megjithatë, organizatorët e protestës konfirmojnë se *anulimi i takimit nuk e anulon protestën*. Shqiptarët e Vjenës do të mblidhen sipas planit, për të përcjellë mesazhin e tyre për demokraci, llogaridhënie dhe mbrojtjen e interesit publik në Shqipëri.
Takimi diplomatik u anulua. Zëri i diasporës, jo.
https://www.ots.at/presseaussendung/OTS_20261018_OTS0028/abgesagt-offizieller-besuch-des-albanischen-premierministers-rama-bei-bundeskanzler-stocker-findet-nicht-statt







