Këto janë rregullat që ndjekim në çdo artikull të publikuar në Pas Perdes.
1. Saktësia para shpejtësisë
Çdo fakt verifikohet nga të paktën një burim i pavarur ose dokument. Kur diçka nuk është konfirmuar, e themi qartë.
2. Lajmi ndahet nga opinioni
Artikujt e opinionit publikohen vetëm në rubrikën Opinion dhe shënohen qartë si të tillë.
3. E drejta e përgjigjes
Personat dhe institucionet që përmenden në një denoncim kanë të drejtë të përgjigjen. Përgjigjen e tyre e publikojmë.
4. Mbrojtja e burimeve
Identiteti i qytetarëve që na sjellin informacion nuk zbulohet pa pëlqimin e tyre.
5. Pa sulme personale
Kritikojmë veprimet dhe vendimet publike, jo jetën private të njerëzve. Gjuha e urrejtjes nuk lejohet.
6. Pavarësia
Nuk pranojmë pagesa apo favore në këmbim të publikimit ose heqjes së një artikulli.