Situata në “Sheshin Skënderbej” është tensionuar, ndërsa protestuesit dhe policia janë përballur në një klimë të rënduar. Ndërkohë që në terren raportohet për përdorim force ndaj protestuesve, vëmendjen e ka tërhequr edhe thirrja e policisë përmes radiomarrëses. Në një audio nga salla oporative dëgjohet qartë zëri i një zyrtari të Policisë së Shtetit, i cili urdhëron të sulmohen pa u kursyer protestuesit me plumba, gaz dhe ujë.
“Gaz, plumba, ujë, mo i kurseni”,- dëgjohet urdhëri i shpërndarë në radiomarrëset e policisë.







