Kryetari i PD-së Sali Berisha ka publikuar një video dëshmi të një qytetari i cili është dhunuar brutalisht nga policia duke I shkaktuar hematoma të mëdha në trup dhe gjymtyrë dhe dhunë psikologjike.
Lorenc Bezani 40 vjeç, i shtruar në spitalin e Traumës tregon se është dhunuar me grushta e shkelma nga policia duke I thënë se kishte sharë Ramën dhe kishte goditur me gurë. Ai tregon se më pas në komisariat kishte nisur dhe dhuna psikologjike.
Isha në kafe e po ikja për shtëpi. Shoh dy vetë me skafandër e maska. Më ndaluan. Më thanë çfarë ke në çantë. Dy kulaçë për të ngrënë bukë dhe një molto dhe një kudra gaz se kam alergji nga gazi. Më ndaluan e më thanë je protestues ke sharë. U thashë nuk kam sharë po iki në shtëpi. Nisi të më godiste me grushta. Më morën zvarrë. Më goditën në sy, brinjë e prapa koke. Përballë kryeministrisë më goditën 20 -30 veta. Më thanë pse shan Ramën. Më shoqëruan. Në makinë nisën presionet. Më thanë ke goditur me gurë e sharë. Unë u thashë nuk kam goditur me gurë. Në komisariatin 1 më përdorën dhunë. Më detyruan të hapë telefonin. E do shefi lart. Më nisën dhimbjet. I thashë policit, më tha prit të vijë shefi. Më pas më sollën në spital. Në komisariat pata presion psikologjik. Unë kam qenë me duar në xhepa. Këta vetëm rob nuk janë , paskan qenë kriminelë. Shiko si më kanë bërë. Grushta, shkelma, dhunë verbale. Nuk donin tia dinin fare. Më dhëmbin brinjët. Më kanë goditur në brinjë” thotë Bezani.
Duke publikuar video dëshminë kreu i PD-së dënon dhumën brutale.
“Narkobanditët më uniformë torturojnë shtazërisht në rrugë protestuesin paqësor Lorenc Bezani 40 vjeç duke i shkaktuar hematoma të mëdha në trup dhe gjymtyrë dhe tronditje trunore. Dënoj me forcën më të madhe dhunën shtazore ndaj protestuesit paqësor” shkruan Berisha.







