,

Pasqyrë moj pasqyrë, si t’ja shpjegoj gjyshit?

2 min lexim
Pasqyrë moj pasqyrë, si t’ja shpjegoj gjyshit?

nga – Tea Meço 

Si t’ja shpjegoj gjyshit, të cilit komunizmi i rrënoi jetën, që demokracia e kapitalizmi i ka tollonët e bukës për turp?
Lindur në ‘34, pa gjermanët që i dogjën dy herë shtëpinë, pa monizmin që i mori toka, florinj e prona, i mori të afërm e ja vrau nëpër burgje dhe kur mendoi që me pluralizmin do shihte dritë, pa vetëm fatura energjie elektrike të shtrenjtuara.
Për pensionistët mendon shteti dhe nga taksat e kripura që paguajnë qytetarët atij i takon plot 12.895 lekë pension pleqërie, me ca bonuse, 1.000 dhe 690 lekë, arrin një total 14.585 lekë.
Ama faturat duhen paguar, drita e ujë shkojnë rreth 6.500 në muaj. Edhe këtu ka menduar shteti, i jep plot 848 lekë kompensim, pra nga xhepi duhet të fusë vetëm 5.652 lekë.
Po dhe ilaçe duhet të pijë e falë Zotit ka pak patologji, por nuk ja subvencionon shteti dhe rreth 3.000 lekë në muaj i lë në farmaci.
Pra na mbeten 5.933 lekë për të ngrënë bukë. Por edhe për këtë ka menduar shteti, se na nxorri pasqyrën e çmimeve: 170 lekë një litër vaj luledielli, 119 lekë një litër qumësht, 525 lekë një kg gjalpë, 359 lekë një pulë e therrur, kilogrami i mollëve shkon nga 89 në 370 lekë, varet se sa hormone i kanë dhënë pemës.
Pra matematika është e thjeshtë dhe nuk është opinion.
Buxhet, përfshirë veshmbathje por e zëmë se s’do të vishet, përfshirë transport por e zëmë se s’do të dalë nga shtëpia, i mbeten plot 197,77 lekë në ditë, për çdo ditë të muajit.
Po mirë është gjyshi, një kokërr vezë e një gotë qumësht në ditë ja del ta blejë. Nga ato të modifikuarat gjenetikisht mund të marrë edhe ndonjë kokërr mollë. Mos e dhëntë Zoti të ketë neps për ndonjë kofshë pule, se duhet të mblidhen fëmijët ta ndihmojnë, por për fat ka 5 fëmijë e ka raste e ha edhe një copë mish.
Moshatarëve të vet që kanë vetem një fëmijë a dy, u mbetet vetëm të dalin para pasqyres e të thonë “pasqyrë moj pasqyrë, shyqyr kemi kaq, se jashtë vendit bota vdes rrugëve”

PS: për të patur shifrat e sakta i thashe “pyetje teknike, sa lekë pension merr?” më tha “kjo s’është pyetje teknike, është pyetje jetike”

Saktësia ka rëndësi

Gjetët një pasaktësi në këtë artikull, apo jeni përmendur në të dhe doni të përgjigjeni? Na shkruani. Çdo korrigjim publikohet hapur, me datë, dhe çdo palë e përmendur ka të drejtë përgjigjeje.

Shpërndaje:
Denoncime qytetare

Keni dijeni për korrupsion apo abuzim me detyrën?

Na tregoni në mënyrë të sigurt dhe anonime. Çdo denoncim verifikohet nga redaksia para publikimit.

  1. DërgoniPlotësoni formularin dhe bashkëngjitni dokumente. Kontakti është opsional.
  2. VerifikojmëRedaksia kontrollon faktet, dokumentet dhe kërkon përgjigjen e palëve.
  3. PublikojmëDenoncimet e konfirmuara publikohen me statusin e verifikimit.
  • Identiteti juaj nuk zbulohet kurrë
  • Lidhje e koduar (HTTPS)
  • Pa reklama, pa ndjekje
Denonco tani →