,

Tensionet arrijnë kulmin! Blindohet bulevardi, zbarkojnë në terren edhe Forcat Speciale RENEA

1 min lexim
Tensionet arrijnë kulmin! Blindohet bulevardi, zbarkojnë në terren edhe Forcat Speciale RENEA

🇬🇧 Read this article in English →

Acarimi i përplasjeve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka bërë që strukturat e sigurisë të ndërmarrin hapa ekstremë, ndërsa situata përballë godinës së Kryeministrisë po i afrohet pikës jashtë kontrollit.

Në mbështetje të kordonëve të policisë, efektivëve të rendit dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), në aksin kryesor të kryeqytetit sapo kanë zbarkuar edhe trupa të Forcave Speciale RENEA.

Të pajisur me mjetet më të rënda mbrojtëse dhe të pozicionuar në krah të autobotëve të ujit me presion, forcat speciale po vendosen në pikat më të nxehta të perimetrit për të marrë kontrollin e situatës.

Zbarkimi i RENEA-s vjen pas përshkallëzimit të dhunshëm të incidenteve, ku përfshihen goditjet me molotov ndaj mjeteve të policisë, përdorimi i plumbave të gome nga efektivët dhe përplasjet e ashpra trup me trup me protestuesit.

Saktësia ka rëndësi

Gjetët një pasaktësi në këtë artikull, apo jeni përmendur në të dhe doni të përgjigjeni? Na shkruani. Çdo korrigjim publikohet hapur, me datë, dhe çdo palë e përmendur ka të drejtë përgjigjeje.

Shpërndaje:
Denoncime qytetare

Keni dijeni për korrupsion apo abuzim me detyrën?

Na tregoni në mënyrë të sigurt dhe anonime. Çdo denoncim verifikohet nga redaksia para publikimit.

  1. DërgoniPlotësoni formularin dhe bashkëngjitni dokumente. Kontakti është opsional.
  2. VerifikojmëRedaksia kontrollon faktet, dokumentet dhe kërkon përgjigjen e palëve.
  3. PublikojmëDenoncimet e konfirmuara publikohen me statusin e verifikimit.
  • Identiteti juaj nuk zbulohet kurrë
  • Lidhje e koduar (HTTPS)
  • Pa reklama, pa ndjekje
Denonco tani →