,

Video / Policët dhunuan të rinjtë në oborrin e Kishës/ Shehaj: Rama nuk njeh as Kishë e as Xhami, por terrori nuk do e nënshtrojë dot brezin e ri

2 min lexim
Video / Policët dhunuan të rinjtë në oborrin e Kishës/ Shehaj: Rama nuk njeh as Kishë e as Xhami, por terrori nuk do e nënshtrojë dot brezin e ri

🇬🇧 Read this article in English →

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka denoncuar dhunën e policisë ndaj studentëve dhe të rinjve që hynë në ambientet e Kishës Ortodokse në Tiranë për t’u shpëtuar terrorit të policisë.

Nga ambientet e kishës, Shehaj deklaroi se policia nuk kishte kursyer as protestuesit që kërkonin strehim brenda objektit fetar, duke i akuzuar policët për dhunë barbare ndaj të rinjve.

“Protestuesit kërkuan të shmangnin dhunën, t’i shpëtonin dhunës së policisë duke hyrë këtu, në Kishë. Policia nuk pyeti. Dhe këtu brenda kishës i dhunoi. Dhunoi protestuesit. Dhunoi studentët.”

Shehaj deklaroi se Rama dhe njerëzit e tij nuk njohin as kishë dhe as xhami. Kreu i Mundësia e cilësoi dhunën ndaj studentëve si përpjekje të pushtetit për të shtypur protestat dhe për të mbajtur me çdo kusht Edi Ramën në pushtet.

 

 

Ai paralajmëroi se të gjithë përgjegjësit për dhunën ndaj protestuesve do të japin llogari, duke theksuar se nuk janë kursyer as të rinjtë që kishin kërkuar të mbroheshin brenda kishës.

“Këta nuk njohin as kishë as xhami. Janë të gatshëm të bëjnë gjithçka vetëm për të qëndruar në pushtet, vetëm për të shpëtuar Edi Ramën. Do të mbajnë përgjegjësi një ditë. Nuk ka asnjë diskutim, për çdo dhunim, për çdo protestues, për çdo student, për çdo të ri që kanë dhunuar në mënyrë barbare, edhe brenda një kishe.”


 

Saktësia ka rëndësi

Gjetët një pasaktësi në këtë artikull, apo jeni përmendur në të dhe doni të përgjigjeni? Na shkruani. Çdo korrigjim publikohet hapur, me datë, dhe çdo palë e përmendur ka të drejtë përgjigjeje.

Shpërndaje:
Denoncime qytetare

Keni dijeni për korrupsion apo abuzim me detyrën?

Na tregoni në mënyrë të sigurt dhe anonime. Çdo denoncim verifikohet nga redaksia para publikimit.

  1. DërgoniPlotësoni formularin dhe bashkëngjitni dokumente. Kontakti është opsional.
  2. VerifikojmëRedaksia kontrollon faktet, dokumentet dhe kërkon përgjigjen e palëve.
  3. PublikojmëDenoncimet e konfirmuara publikohen me statusin e verifikimit.
  • Identiteti juaj nuk zbulohet kurrë
  • Lidhje e koduar (HTTPS)
  • Pa reklama, pa ndjekje
Denonco tani →