Vuçiç vlerëson Ramën si aset kombëtar shqiptar, por e kritikon se gaboi duke u treaguar i butë me protestuesit

3 min lexim
Vuçiç vlerëson Ramën si aset kombëtar shqiptar, por e kritikon se gaboi duke u treaguar i butë me protestuesit

Ish-Presidenti serb Aleksandër Vuçiç e ka vlerësuar kryeministrin shqiptar Edi Rama si asetin më të çmuar të Shqipërisë, në një kohë kur vendi po përballet med protesta masive kundër qeverisë së Ramës.
Në një intervistë të gjatë në emisionin politik “Prva Tema”, të transmetuar në rrjetin televiziv serb Prva TV të mërkurën në mbrëmje, Vuçiç analizoi mënyrën se si Rama po e menaxhon krizën në Shqipëri dhe tha se “Edi bëri një gabim”.
“Edi besoi më gjatë se unë se mund t’i zbuste disi protestat. Dhe gaboi. Humbi kohë. Nëse ai detyrohet të shpallë zgjedhje tani, do ta ketë shumë të vështirë të fitojë.”
Vuçiç rikonfirmoi mbështetjen e tij për liderin shqiptar në vështirësi, duke e paraqitur atë si një aset kritik strategjik.

“E gjithë kjo situatë më duket iracionale,” tha Vuçiç, “sepse, sido që ta shohësh, ai (Edi Rama) është një nga asetet më të mëdha të Shqipërisë.”
Vuçiç vetë po përballet me protesta në Beograd dhe qytete të tjera dhe lëvizja e njohur si “Lista Studentore” ka tronditur pushtetin e tij në Serbi. E nxitur fillimisht nga shembja katastrofike e çatisë së stacionit hekurudhor në Novi Sad në vitin 2024, ku humbën jetën 16 persona, kjo lëvizje që atëherë është shndërruar në një forcë të fuqishme politike kundër korrupsionit.
Në të njëjtën kohë, Shqipëria është paralizuar nga një kryengritje masive rinore pa organizim politik, e cila po kërkon ndryshim regjimi.
Protestat fillimisht shpërthyen 140 ditë më parë si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje që kundërshtonte një projekt në zonën e mbrojtur në Zvërnec dhe në Ishullin e Sazanit. Ndërtimi i resorteve luksoze në këtë zonë do të realizohej nga investitorë të lidhur me Xhared Kushner dhe Ivanka Trump.
Investimi u mbështet fuqishëm nga qeveria shqiptare, e cila i krijoi lehtësi dhe procedura të përshpejtuara përmes ligjit për investitorët strategjikë dhe ndryshimit të ligjit për zonat e mbrojtura natyrore.
Pas katër muajsh paqësisht, protesta u përshkallëzua javën e kaluar, kur nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët e universiteteve nisën një bojkot masiv të mësimit dhe dolën në rrugë kundër qeverisë për korrupsionin galopant, cilësinë e arsimit, kostot e tarifave të shkollimit, infrastrukturën e dobët në shkolla dhe mungesën e një të ardhmeje në vend.
Ata po kërkojnë sot dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama, duke u përplasur dhunshëm me forcat e rendit.
Policia ka ndërhyrë në mënyrë agresive, duke përdorur forcë jo proporcionale, gaz lotsjellës, ujë me presion dhe plumba gome kundër mijëra protestuesve përgjatë më shumë se një jave.

Saktësia ka rëndësi

Gjetët një pasaktësi në këtë artikull, apo jeni përmendur në të dhe doni të përgjigjeni? Na shkruani. Çdo korrigjim publikohet hapur, me datë, dhe çdo palë e përmendur ka të drejtë përgjigjeje.

Shpërndaje:
Denoncime qytetare

Keni dijeni për korrupsion apo abuzim me detyrën?

Na tregoni në mënyrë të sigurt dhe anonime. Çdo denoncim verifikohet nga redaksia para publikimit.

  1. DërgoniPlotësoni formularin dhe bashkëngjitni dokumente. Kontakti është opsional.
  2. VerifikojmëRedaksia kontrollon faktet, dokumentet dhe kërkon përgjigjen e palëve.
  3. PublikojmëDenoncimet e konfirmuara publikohen me statusin e verifikimit.
  • Identiteti juaj nuk zbulohet kurrë
  • Lidhje e koduar (HTTPS)
  • Pa reklama, pa ndjekje
Denonco tani →