Tensione në Korçë! Avokati ndërhyn gjatë shoqërimeve të dhunshme të protestuesve: Po merrni fëmijët! Lërini të protestojnë!

1 min lexim
Tensione në Korçë! Avokati ndërhyn gjatë shoqërimeve të dhunshme të protestuesve: Po merrni fëmijët! Lërini të protestojnë!

🇬🇧 Read this article in English →

Në qytetin e Korçës janë regjistruar momente tensioni dhe përplasjesh gjatë një proteste. Sipas pamjeve dhe të dhënave nga terreni, efektivët e policisë kanë kryer shoqërime të dhunshme të qytetarëve, duke përfshirë edhe të mitur.

Gjatë ndërhyrjes së forcave të rendit dhe futjes së personave të shoqëruar në furgonin e policisë, një avokat ka ndërhyrë fuqishëm për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve. Ai i është drejtuar efektivëve të policisë duke u bërë thirrje të ndalin dhunën:

“Po merrni fëmijët! Lerini të protestojnë!”

Situata ka mbetur e tensionuar në zonë, ndërsa qytetarët dhe mbështetësit e pranishëm kanë kundërshtuar veprimet e policisë, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të personave të shoqëruar gjatë protestës. /bw/

Saktësia ka rëndësi

Gjetët një pasaktësi në këtë artikull, apo jeni përmendur në të dhe doni të përgjigjeni? Na shkruani. Çdo korrigjim publikohet hapur, me datë, dhe çdo palë e përmendur ka të drejtë përgjigjeje.

Shpërndaje:
Denoncime qytetare

Keni dijeni për korrupsion apo abuzim me detyrën?

Na tregoni në mënyrë të sigurt dhe anonime. Çdo denoncim verifikohet nga redaksia para publikimit.

  1. DërgoniPlotësoni formularin dhe bashkëngjitni dokumente. Kontakti është opsional.
  2. VerifikojmëRedaksia kontrollon faktet, dokumentet dhe kërkon përgjigjen e palëve.
  3. PublikojmëDenoncimet e konfirmuara publikohen me statusin e verifikimit.
  • Identiteti juaj nuk zbulohet kurrë
  • Lidhje e koduar (HTTPS)
  • Pa reklama, pa ndjekje
Denonco tani →