,

Shpërthim me lëndë plasëse në Tiranë, dëmtohet makina e familjes së avokatit Idajet Beqiri

1 min lexim
Shpërthim me lëndë plasëse në Tiranë, dëmtohet makina e familjes së avokatit Idajet Beqiri

Ngjarja ndodhi në orën 09:15 në rrugën “Nikolla Lena”. Automjeti ishte në pronësi të bashkëshortes së avokatit, ndërsa policia po heton për identifikimin e autorëve.

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar paraditen e kësaj të marte në Tiranë, ku objekt i ngjarjes ka qenë një automjet në pronësi të Nexhi Beqirit, bashkëshortes së avokatit Idajet Beqiri.

Sipas informacionit paraprak të policisë, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 09:15, në rrugën “Nikolla Lena”, ku automjeti ishte i parkuar pranë një pallati. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar.

Nexhi Beqiri ushtron gjithashtu profesionin e avokates.

Hetimet për zbardhjen e ngjarjes

Policia bën me dije se grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave përgjegjës.

Deri tani, autorët dhe motivet e mundshme të shpërthimit mbeten të paqarta. Nuk ka një konfirmim zyrtar nëse ngjarja lidhet me aktivitetin profesional të avokatit apo me ndonjë rrethanë tjetër.

Sipas raportimeve mediatike, Idajet Beqiri ndodhej në Bruksel në momentin e ngjarjes.

Hetimet pritet të hedhin dritë mbi mënyrën e vendosjes së lëndës së dyshuar plasëse dhe motivet që qëndrojnë pas saj.

 

Saktësia ka rëndësi

Gjetët një pasaktësi në këtë artikull, apo jeni përmendur në të dhe doni të përgjigjeni? Na shkruani. Çdo korrigjim publikohet hapur, me datë, dhe çdo palë e përmendur ka të drejtë përgjigjeje.

Shpërndaje:
Denoncime qytetare

Keni dijeni për korrupsion apo abuzim me detyrën?

Na tregoni në mënyrë të sigurt dhe anonime. Çdo denoncim verifikohet nga redaksia para publikimit.

  1. DërgoniPlotësoni formularin dhe bashkëngjitni dokumente. Kontakti është opsional.
  2. VerifikojmëRedaksia kontrollon faktet, dokumentet dhe kërkon përgjigjen e palëve.
  3. PublikojmëDenoncimet e konfirmuara publikohen me statusin e verifikimit.
  • Identiteti juaj nuk zbulohet kurrë
  • Lidhje e koduar (HTTPS)
  • Pa reklama, pa ndjekje
Denonco tani →