Rinia shqiptare në revoltë kundër klasës politike/ “Po i merr frymën PD-së!”, Salianji kërkon largimin e Berishës: I hap rrugën ikjes së Ramës brenda

4 min lexim
Rinia shqiptare në revoltë kundër klasës politike/ “Po i merr frymën PD-së!”, Salianji kërkon largimin e Berishës: I hap rrugën ikjes së Ramës brenda

🇬🇧 Read this article in English →

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka kërkuar largimin e Sali Berishës nga drejtimi i PD-së, duke e akuzuar se mban peng opozitën për interesa personale. Në një reagim për protestat e të rinjve, Salianji pretendon se Edi Rama dhe Berisha mbështesin njëri-tjetrin për të ruajtur një sistem politik që përjashton qytetarët nga vendimmarrja. Salianji e bën Berishën përgjegjës për humbjet elektorale, largimin e figurave të votuara dhe izolimin ndërkombëtar të PD-së. Sipas tij, drejtimi i partisë është vënë në funksion të fatit personal të kryetarit, duke dobësuar aftësinë e opozitës për të mobilizuar shoqërinë.

Ai argumenton se revolta e të rinjve drejtohet kundër të gjithë sistemit dhe se përfshirja e Berishës në pakënaqësinë e protestuesve lidhet edhe me heshtjen që, sipas Salianjit, kreu i PD-së ka mbajtur për kullat, koncesionet dhe tenderët. Salianji u bën thirrje demokratëve të kërkojnë largimin e Berishës, duke e cilësuar këtë si të nevojshëm për mbijetesën e partisë dhe krijimin e një alternative të re politike.

REAGIMI I SALIANJIT
REVOLTA E TË RINJVE KUNDËR BASHKËQEVERISJES RAMA–BERISHA!
Regjimi Rama–Berisha po vepron në koordinim për të shuar revoltën e të rinjve. Të dy na thonë: “Harrojeni se ikim nga pushteti”, asnjëri nuk largohet me dorëheqje dhe asnjëri nuk pranon zgjedhje të ndershme. Të dy kanë ndërtuar një sistem pervers zgjedhor dhe të dy bashkëqeverisin për të mbajtur peng Shqipërinë.
Sali Berisha, 36 vite në pushtet janë mjaft! Po i merr frymën Partisë Demokratike dhe po dëmton rëndë interesat e Shqipërisë.
Që kur more PD-në peng të interesit tënd personal, humbe bashkitë, i dhe Ramës mundësinë të marrë shumicën e cilësuar, shkatërrove meritokracinë dhe largove nga partia njerëzit më të votuar. E izolove PD-në ndërkombëtarisht, duke i mbyllur dyert e partnerëve, sot në selinë e PD nuk hyn asnjë ambasador sepse je ti aty ndërkohë që ti nuk del dot në shesh dhe nuk viziton dot as bulevardin e Tiranës! E dobësove aq shumë brenda vendit po aq sa me partnerët, sa sot opozita nuk arrin të mobilizojë shoqërinë në shesh, e me keq akoma shoqëria është mobilizuar për të flakur jashtë sistemit politik, byroistët e fundit.
Sali Berisha je i vetmi drejtues partie që refuzon të largohet pas 36 vitesh. E ke kthyer partinë në pronë personale dhe opozitën në peng të fatit tënd politik. Si mund të jesh ti shpresa e të rinjve pas 36 vitesh? Si mund të tentosh imponim në shoqëri kur as në rrugë nuk del dot për të ecur!
Revolta e të rinjve nuk është rastësi. Është revoltë kundër një sistemi që i përjashton, i varfëron dhe u vjedh të ardhmen.
Dhe ka arsye dhe të drejtë pse kjo revoltë godet edhe ty Sali: sepse nuk mund të jesh zëri i qytetarëve kundër korrupsionit, kur përballë kullave, koncesioneve dhe tenderave zgjedh heshtjen. Kur kullat, konçesionet dhe tenderat i ka e njëjta klientele. Nuk mund të luftosh një pushtet me të cilin, sipas kësaj akuze politike, je bërë pjesë e të njëjtit sistem.
Sepse Sali, qytetarët kane mllef e revolte reale ndaj Ramës sepse i dhunon, vjedh e varferon, ndersa ti prej 36 vitesh paguhesh nga sakrificat e qytetareve, me zyra, makina e shoqerues, ske qendruar asnje dite pa rrogë. Po kulla tek Pallati i Kongreseve pse ta ka zënë gojën e te ka mbyllur sytë?
Rama dhe Berisha kanë nevojë për njëri-tjetrin. Njëri përdor pushtetin, tjetri mban peng opozitën. Të dy përfitojnë nga një sistem që nuk u jep qytetarëve mundësi reale për të zgjedhur.
Të rinjtë nuk kërkojnë ndërrimin e radhës së pushtetit brenda të njëjtit sistem. Kërkojnë fundin e tij. Demokratet dinjitoze duhet te kerkojne largimin e Sali Berishës që partia të mbijetojë dhe ti shërbeje shoqerise.
Shqipëria nuk është pronë e Ramës. As e Berishës. E ardhmja e saj nuk mund të mbahet peng nga dy njerëz që refuzojnë të hapin rrugën për një alternativë të re.
As Rama, as Berisha! Shqipëria mbi interesat e tyre personale! Largimi i Berishës i hap rrugën largimit të Ramës brenda muajit!

Saktësia ka rëndësi

Gjetët një pasaktësi në këtë artikull, apo jeni përmendur në të dhe doni të përgjigjeni? Na shkruani. Çdo korrigjim publikohet hapur, me datë, dhe çdo palë e përmendur ka të drejtë përgjigjeje.

Shpërndaje:
Denoncime qytetare

Keni dijeni për korrupsion apo abuzim me detyrën?

Na tregoni në mënyrë të sigurt dhe anonime. Çdo denoncim verifikohet nga redaksia para publikimit.

  1. DërgoniPlotësoni formularin dhe bashkëngjitni dokumente. Kontakti është opsional.
  2. VerifikojmëRedaksia kontrollon faktet, dokumentet dhe kërkon përgjigjen e palëve.
  3. PublikojmëDenoncimet e konfirmuara publikohen me statusin e verifikimit.
  • Identiteti juaj nuk zbulohet kurrë
  • Lidhje e koduar (HTTPS)
  • Pa reklama, pa ndjekje
Denonco tani →