Rama kërcënon protestuesit: Nuk do hipni dot në tren! Cilin tren?

1 min lexim
Rama kërcënon protestuesit: Nuk do hipni dot në tren! Cilin tren?

Kryeministri Edi Rama doli sot, 21 tetor, me paketën e tij më të re të “masave të ashpra”. Në një takim me drejtuesit e sistemit bankar, ai paralajmëroi se protestuesit e dhunshëm do të futen në një regjistër dhe se “do t’u mbyllim shumë aksese nëpër aeroporte, hotele, trena… të gjitha mjetet e transportit”.

Për familjet tha: “Do të vijë fatura në familje, do të paguajë familja.” Shtoi edhe se qeveria “e ka nisur punën me vendet e BE-së” që këtyre të rinjve t’u ndalohet hyrja në Europë.

Kërcënimi është i frikshëm. Ka vetëm një problem të vogël teknik: treni.

Ndalim hyrjeje në një tren që s’ekziston

Stacioni hekurudhor i Tiranës u shemb në vitin 2013. Kryeqyteti i një vendi kandidat për në BE ka mbetur pa tren që atëherë. Kësaj i thonë ndoshta reforma më e suksesshme e qeverisjes: s’ka tren, s’ka vonesë.

Saktësia ka rëndësi

Gjetët një pasaktësi në këtë artikull, apo jeni përmendur në të dhe doni të përgjigjeni? Na shkruani. Çdo korrigjim publikohet hapur, me datë, dhe çdo palë e përmendur ka të drejtë përgjigjeje.

Shpërndaje:
Denoncime qytetare

Keni dijeni për korrupsion apo abuzim me detyrën?

Na tregoni në mënyrë të sigurt dhe anonime. Çdo denoncim verifikohet nga redaksia para publikimit.

  1. DërgoniPlotësoni formularin dhe bashkëngjitni dokumente. Kontakti është opsional.
  2. VerifikojmëRedaksia kontrollon faktet, dokumentet dhe kërkon përgjigjen e palëve.
  3. PublikojmëDenoncimet e konfirmuara publikohen me statusin e verifikimit.
  • Identiteti juaj nuk zbulohet kurrë
  • Lidhje e koduar (HTTPS)
  • Pa reklama, pa ndjekje
Denonco tani →