,

Protesta e sotme/ Mes të lënduarve edhe një i mitur dhe përfaqësues të medias, 310 të lënduar që prej 13 tetorit

1 min lexim
Protesta e sotme/ Mes të lënduarve edhe një i mitur dhe përfaqësues të medias, 310 të lënduar që prej 13 tetorit

🇬🇧 Read this article in English →

Të paktën tre qytetarë, mes tyre një protestues i mitur dhe një përfaqësues i medias, janë paraqitur për ndihmë mjekësore në QSUT pas protestës së sotme të 19 tetorit në Tiranë. Sipas përditësimit të Ministrisë së Shëndetësisë, të publikuar në orën 21:00, të tre personat ndodhen në gjendje shëndetësore stabël.

Ndërkohë, në Spitalin Universitar të Traumës kanë marrë ndihmë mjekësore katër kalimtarë. Njëri prej tyre, përfaqësues i medias ndërkombëtare, është larguar nga spitali pasi ka marrë trajtimin e nevojshëm, në gjendje jashtë rrezikut për jetën dhe me këshillën e mjekut.

Aktualisht, dy kalimtarë vijojnë të qëndrojnë në Spitalin e Traumës, ku po kryejnë ekzaminimet e nevojshme, ndërsa një tjetër është larguar pasi ka marrë trajtimin mjekësor.

Sipas të dhënave zyrtare, numri i përgjithshëm i të lënduarve që prej 13 tetorit ka arritur në 310 persona. Prej tyre, 191 janë punonjës të Policisë, 88 protestues dhe 31 kalimtarë.

 

 

Bilanci përfshin edhe protestues të mitur, ndërsa raportimi i fundit evidenton gjithashtu praninë e qytetarëve që nuk kanë qenë pjesë e protestës, por që kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore./bw/

Saktësia ka rëndësi

Gjetët një pasaktësi në këtë artikull, apo jeni përmendur në të dhe doni të përgjigjeni? Na shkruani. Çdo korrigjim publikohet hapur, me datë, dhe çdo palë e përmendur ka të drejtë përgjigjeje.

Shpërndaje:
Denoncime qytetare

Keni dijeni për korrupsion apo abuzim me detyrën?

Na tregoni në mënyrë të sigurt dhe anonime. Çdo denoncim verifikohet nga redaksia para publikimit.

  1. DërgoniPlotësoni formularin dhe bashkëngjitni dokumente. Kontakti është opsional.
  2. VerifikojmëRedaksia kontrollon faktet, dokumentet dhe kërkon përgjigjen e palëve.
  3. PublikojmëDenoncimet e konfirmuara publikohen me statusin e verifikimit.
  • Identiteti juaj nuk zbulohet kurrë
  • Lidhje e koduar (HTTPS)
  • Pa reklama, pa ndjekje
Denonco tani →