PPE: Dhuna nuk ka vend në demokraci, zëri i të rinjve duhet dëgjuar

2 min lexim
PPE: Dhuna nuk ka vend në demokraci, zëri i të rinjve duhet dëgjuar

Partia Popullore Europiane kërkon hetim të pavarur për çdo pretendim të përdorimit të tepruar të forcës nga policia.

Partia Popullore Europiane (PPE), grupimi politik me më shumë ndikim në Bashkimin Europian, ka reaguar zyrtarisht për protestat që po tronditin Shqipërinë. Ajo kërkon respektimin e plotë të së drejtës për protestë paqësore dhe hetim të menjëhershëm për çdo pretendim të dhunës policore.

Në reagimin e grupimit politik me më shumë ndikim në BE thuhet se dhuna nuk ka vend në demokraci.

“E drejta për protestë paqësore duhet të respektohet plotësisht.

Çdo pretendim për përdorim të tepruar, të paligjshëm dhe joproporcional të forcës duhet të hetohet menjëherë, tërësisht dhe në mënyrë të pavarur, me forcat e rendit që duhet të veprojnë në çdo moment në mënyrë proporcionale.

E ardhmja e Shqipërisë qëndron në një rrugë demokratike, të begatë dhe europiane, me një qeveri të përgjegjshme, sundim të ligjit, luftë kundër korrupsionit dhe një të ardhme me mundësi në vend.

Çdo dhunë dhe sulm i paligjshëm nga të gjitha palët, veçanërisht kundër pronës dhe integritetit personal, nuk ka vend në një demokraci, pasi tensionet aktuale duhet të adresohen përmes dialogut, de-përshkallëzimit dhe angazhimit demokratik.

Zëri i të rinjve duhet të dëgjohet dhe e drejta e tyre për të protestuar paqësisht duhet të mbrohet,” thuhet në reagimin zyrtar.

 

Saktësia ka rëndësi

Gjetët një pasaktësi në këtë artikull, apo jeni përmendur në të dhe doni të përgjigjeni? Na shkruani. Çdo korrigjim publikohet hapur, me datë, dhe çdo palë e përmendur ka të drejtë përgjigjeje.

Shpërndaje:
Denoncime qytetare

Keni dijeni për korrupsion apo abuzim me detyrën?

Na tregoni në mënyrë të sigurt dhe anonime. Çdo denoncim verifikohet nga redaksia para publikimit.

  1. DërgoniPlotësoni formularin dhe bashkëngjitni dokumente. Kontakti është opsional.
  2. VerifikojmëRedaksia kontrollon faktet, dokumentet dhe kërkon përgjigjen e palëve.
  3. PublikojmëDenoncimet e konfirmuara publikohen me statusin e verifikimit.
  • Identiteti juaj nuk zbulohet kurrë
  • Lidhje e koduar (HTTPS)
  • Pa reklama, pa ndjekje
Denonco tani →