,

E-mailet kërcënuese/ Semanaj: Akt terrorist që cenon sigurinë kombëtare. Mund të jetë bërë për të larguar vëmendjen nga miratimi i Territoriales

2 min lexim
E-mailet kërcënuese/ Semanaj: Akt terrorist që cenon sigurinë kombëtare. Mund të jetë bërë për të larguar vëmendjen nga miratimi i Territoriales

Një e-mail me përmbajtje kërcënuese u është dërguar ditën e sotme rreth 150 adresave elektronike të disa institucioneve publike në Shqipëri. 

 

Në mesazhin e dërguar, autori prezantohet si udhëheqësi i një milicie serbe dhe kërcënon me sulme ndaj shqiptarëve, duke e lidhur mesazhin me çështjen e Kosovës dhe pretendimet territoriale të Serbisë.

 

I ftuar në edicionin e lajmeve në MCN tv, eksperti i IT-së, Besmir Semanaj, e cilësoi këtë ngjarje si një akt terrorist që synon përhapjen e panikut dhe cenimin e sigurisë kombëtare.

 

Bazuar në informacionet e deritanishme, e-maili duket se është fallco dhe dyshohet se është hakuar një adresë nga një shtet tjetër. 

 

Nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë në vend.

 

 Nuk mundet që për çdo e-mail që u shkon institucioneve të ngrihet menjëherë panik në popull.  

 

Ky është një akt terrorist që synon përhapjen e panikut dhe cenimin e sigurisë kombëtare.

 

Reagimet e institucioneve duhet të bazohen në informacione të konfirmuara nga agjencitë sekrete dhe partnerët ndërkombëtarë. 

 

 

Sipas tij, ngritja e një alarmi të tillë masiv mund të jetë edhe një tentativë për të larguar vëmendjen e opinionit publik nga miratimi i ligjit të debatuar për Reformën Territoriale.

 

 

Mbrëmë u kalua me 85 vota një ligj shumë i kontestuar sic është Reforma Territoriale, ku pamë edhe deputetë që e votuan pro ndonëse më herët e kishin kundërshtuar. 

 

Prandaj, nuk përjashtohet mundësia që kjo të jetë bërë për të larguar vëmendjen nga ky votim. 

 

Shpresoj që kjo të mos jetë lojë politike dhe të zbulohet kush qëndron pas këtij akti, pasi krime të tilla dënohen rreptësisht nga ligji.

 

Në këtë situatë nuk ka pse të reagojë AKSHI, por përgjegjësia u takon strukturave të Policisë së Shtetit dhe Shërbimit Informativ Kombëtar, të cilat duhet të verifikojnë nëse ka pasur informacione paraprake inteligjente.

https://www.youtube.com/watch?v=POUhgkzT6_o

Saktësia ka rëndësi

Gjetët një pasaktësi në këtë artikull, apo jeni përmendur në të dhe doni të përgjigjeni? Na shkruani. Çdo korrigjim publikohet hapur, me datë, dhe çdo palë e përmendur ka të drejtë përgjigjeje.

Shpërndaje:
Denoncime qytetare

Keni dijeni për korrupsion apo abuzim me detyrën?

Na tregoni në mënyrë të sigurt dhe anonime. Çdo denoncim verifikohet nga redaksia para publikimit.

  1. DërgoniPlotësoni formularin dhe bashkëngjitni dokumente. Kontakti është opsional.
  2. VerifikojmëRedaksia kontrollon faktet, dokumentet dhe kërkon përgjigjen e palëve.
  3. PublikojmëDenoncimet e konfirmuara publikohen me statusin e verifikimit.
  • Identiteti juaj nuk zbulohet kurrë
  • Lidhje e koduar (HTTPS)
  • Pa reklama, pa ndjekje
Denonco tani →