🇬🇧 Read this article in English →
Sali Berisha e promovoi, e mbajti dhe e ngriti politikisht Klevis Balliun. Por sot, kur deputeti përfundoi në ujërat e Lanës, simbolikisht u lag edhe kostumi politik i doktorit!
Klevisi, ky “i riu” i përjetshëm i politikës, që nuk është votuar kurrë drejtpërdrejt nga qytetarët përmes një gare personale, por është ngritur politikisht nën sqetullën e Saliut, zbuloi se tesera e PD-së nuk të bën automatikisht të mirëpritur në protestë.
Protestuesit janë mikpritës me demokratët e thjeshtë dhe deputetët korrektë. Por mikpritja nuk është çek i bardhë për këdo që Berisha vendos të nxjerrë në skenë.
Doktori duhet ta kuptojë më në fund: qytetarët mund të jenë kundër Ramës pa qenë ushtarë të Berishës. Protesta nuk është pronë private dhe as trashëgimi politike që kalohet nga njëri i preferuar te tjetri.
Sot në Lanë u hodh Klevis Balliu, por mesazhi shkoi deri te doktori: mund ta fusësh dikë në politikë nga sqetulla, por nuk mund ta fusësh me zor në zemrat e protestuesve!







