,

Frika!

2 min lexim
Frika!
nga – Petro Lubonja

Sot më mbërriti libri I përthyer nga Alfred Bushi, një studiues i mirë i Antonio Gramshit.

Në këto dinamika të revolucionit për një Shqipëri të re,Sa e preka pak librin më bëri të mendoj për frikën! Ka dy ditë që rrjetet sociale po bombardohen me analiza dhe komente në media, me qëllim përhapjen e frikës!
M’u kujtuan rrëfimet e protagonistëve të Kryengritjes së Politeknikut të Athinës, në nëntor të vitit 1973, kundër juntës ushtarake greke.Dëshmitë e tyre na rikthejnë te një mekanizëm i njohur i pushteteve represive,përhapja e frikës për të dobësuar rezistencën dhe për të dekurajuar qytetarët që ngrihen kundër padrejtësisë. Sot, teknologjia ka ndryshuar, por kush e prodhon informacionin, kush e përhap dhe kujt i shërben ai? Në epokën e rrjeteve sociale, një laptop,celular dhe një video e shpërndarë në çast mund të ndikojnë në perceptimin e mijëra njerëzve. Prandaj, përballë pamjeve dhe pretendimeve që qarkullojnë, nevojitet mendim kritik, verifikim i fakteve dhe refuzim i çdo përpjekjeje për ta kthyer frikën në instrument kontrolli.
Sot, spiuni ka një laptop dhe inskenon skena në konvikte, të cilat, çuditërisht, filmohen nga pallati përballë! E kështu, krejt rastësisht, pamjet i përdor Taulanti, pothuajse i pari, që në pikë të mëngjesit!
Jam i sigurt se libri që kam në dorë do të ketë rrëfime nga jeta e një figure të jashtëzakonshme si Antonio Gramshi, i cili përjetoi burgun e fashizmit të Musolinit!
Mos lejoni që frika të fitojë mbi lirinë!
Një Shqipëri e re na pret! E lirë dhe pa frikë! Me standarde të reja!
Por një standard është i sigurt pas këtij revolucioni,kur populli ngrihet në këmbë, dorëheqja është e padiskutueshme!
Së dyti, kritika duhet të jetë e përditshme dhe e shëndetshme, si një metodë përmirësimi dhe si kusht për të bërë progres!
Rroftë rinia! Rroftë e ardhmja!
Mbështesni fëmijët! Le ta ndërtojnë të ardhmen ashtu siç dëshirojnë!

Saktësia ka rëndësi

Gjetët një pasaktësi në këtë artikull, apo jeni përmendur në të dhe doni të përgjigjeni? Na shkruani. Çdo korrigjim publikohet hapur, me datë, dhe çdo palë e përmendur ka të drejtë përgjigjeje.

Shpërndaje:
Denoncime qytetare

Keni dijeni për korrupsion apo abuzim me detyrën?

Na tregoni në mënyrë të sigurt dhe anonime. Çdo denoncim verifikohet nga redaksia para publikimit.

  1. DërgoniPlotësoni formularin dhe bashkëngjitni dokumente. Kontakti është opsional.
  2. VerifikojmëRedaksia kontrollon faktet, dokumentet dhe kërkon përgjigjen e palëve.
  3. PublikojmëDenoncimet e konfirmuara publikohen me statusin e verifikimit.
  • Identiteti juaj nuk zbulohet kurrë
  • Lidhje e koduar (HTTPS)
  • Pa reklama, pa ndjekje
Denonco tani →