U përball me 6 efektivë/ Kush është Klevi Metaj, i riu që u kthye në ‘simbolin’ e protestës

2 min lexim
U përball me 6 efektivë/ Kush është Klevi Metaj, i riu që u kthye në ‘simbolin’ e protestës

Klevi Metaj, student në Universitetin e Tiranës, është kthyer në një nga emrat më të komentuar pas protestës studentore të së martës, ku përplasjet me policinë u shoqëruan me skena dhune.

Pamjet e tij në përballje me efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) kanë nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku i riu po shihet si simbol i protestës dhe i përplasjes me forcën e uniformave blu.

Metaj është djali i Brikena Metajt, korrespondentes së News24 në Gjirokastër. Në videot e publikuara nga protesta, ai shfaqet duke ecur në trotuar, kur një efektiv policie e godet. Momente më pas, studenti shihet në një përplasje fizike me disa efektivë të FNSH-së, të cilët mbajnë shkopinj gome.

Pamjet e mëvonshme e tregojnë të riun të prangosur te kangjellat e Ministrisë së Arsimit, ndërsa në fotografi të tjera ai shfaqet me shenja të dukshme dhune brenda një furgoni policie. Episodi ka marrë vëmendje të veçantë në rrjetet sociale, ku përdoruesit e kanë përshkruar Metajn me shprehjen “Studenti i drejtësisë në kërkim të së drejtës”.

Protesta studentore nisi fillimisht me thirrjet për largimin e qeverisë Rama, të cilët të rinjtë e kanë akuzuar si përgjegjësen e vetme të gjendjes aktuale të arsimit, pabarazisë, mungesës së meritokracisë që i detyron të rinjtë të emigrojnë. Dhjetëra qytetarë u shoqëruan forcërisht në komisariat, ndërsa të tjerë, përfshirë edhe gazetarër, mbetën të plagosur.

Saktësia ka rëndësi

Gjetët një pasaktësi në këtë artikull, apo jeni përmendur në të dhe doni të përgjigjeni? Na shkruani. Çdo korrigjim publikohet hapur, me datë, dhe çdo palë e përmendur ka të drejtë përgjigjeje.

Shpërndaje:
Denoncime qytetare

Keni dijeni për korrupsion apo abuzim me detyrën?

Na tregoni në mënyrë të sigurt dhe anonime. Çdo denoncim verifikohet nga redaksia para publikimit.

  1. DërgoniPlotësoni formularin dhe bashkëngjitni dokumente. Kontakti është opsional.
  2. VerifikojmëRedaksia kontrollon faktet, dokumentet dhe kërkon përgjigjen e palëve.
  3. PublikojmëDenoncimet e konfirmuara publikohen me statusin e verifikimit.
  • Identiteti juaj nuk zbulohet kurrë
  • Lidhje e koduar (HTTPS)
  • Pa reklama, pa ndjekje
Denonco tani →