Politika e Privatësisë

Përditësuar më: 9 tetor 2026

Kjo politikë shpjegon cilat të dhëna personale përpunon Pas Perdes, pse i përpunon dhe cilat janë të drejtat tuaja, në përputhje me Rregulloren e Përgjithshme të BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR) dhe Ligjin nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” të Republikës së Shqipërisë.

1. Kush është përgjegjës për të dhënat

Kontrollues i të dhënave është Redaksia e Pas Perdes, me seli në Shqipëri. Për çdo pyetje mbi privatësinë na shkruani në formularit të kontaktit.

2. Çfarë të dhënash përpunojmë

  • Statistika vizitash (Google Analytics 4) – vetëm nëse jepni pëlqimin përmes banerit të cookies. Mblidhen të dhëna si faqet e lexuara, pajisja, shfletuesi dhe vendndodhja e përafërt. Adresa IP nuk ruhet nga Google Analytics 4. Pa pëlqimin tuaj nuk vendosen cookies statistikore.
  • Të dhënat teknike të serverit – ofruesi ynë i hostimit (EasyWP / Namecheap) regjistron automatikisht adresën IP, kohën e vizitës dhe shfletuesin, për siguri dhe për funksionimin e faqes.
  • Komentet – nëse komentoni: emri, email-i (nuk publikohet), adresa IP dhe teksti i komentit.
  • Denoncimet dhe korrespondenca – çdo informacion që na dërgoni vullnetarisht me email ose përmes kanaleve të denoncimit.
  • Google Search Console – na jep vetëm statistika të përgjithshme mbi kërkimet në Google; nuk përmban të dhëna personale të vizitorëve.

3. Baza ligjore

  • Pëlqimi (neni 6(1)(a) GDPR) – për statistikat e Google Analytics. Mund ta tërhiqni në çdo kohë.
  • Interesi i ligjshëm (neni 6(1)(f) GDPR) – për sigurinë e faqes, regjistrat e serverit dhe moderimin e komenteve.
  • Veprimtaria gazetareske (neni 85 GDPR) – për përpunimin e informacionit në kuadër të punës sonë editoriale dhe të verifikimit të denoncimeve.

4. Mbrojtja e burimeve

Identiteti i personave që na sjellin informacion ose denoncime nuk zbulohet pa pëlqimin e tyre. Informacioni përdoret vetëm për verifikim gazetaresk dhe ruhet vetëm për aq kohë sa është i nevojshëm për këtë qëllim.

5. Sa kohë i ruajmë të dhënat

  • Statistikat e Google Analytics: 14 muaj.
  • Komentet: derisa komenti të fshihet nga ne ose me kërkesën tuaj.
  • Regjistrat e serverit: sipas politikës së ofruesit të hostimit, zakonisht disa javë.
  • Korrespondenca dhe denoncimet: aq sa është e nevojshme për verifikim dhe publikim.

6. Kush i merr të dhënat

Përdorim ofrues shërbimesh që përpunojnë të dhëna në emrin tonë: Google (Analytics, Search Console) dhe Namecheap / EasyWP (hostimi). Disa prej tyre mund të transferojnë të dhëna jashtë BE-së, përfshirë në SHBA. Këto transferime bëhen mbi bazën e mekanizmave ligjorë të GDPR-së, si Korniza e Privatësisë së të Dhënave BE–SHBA ose Klauzolat Standarde Kontraktuale. Nuk i shesim të dhënat tuaja dhe nuk i përdorim për reklama.

7. Cookies

Cookies statistikore vendosen vetëm pasi klikoni “Prano” te baneri. Zgjedhjen mund ta ndryshoni në çdo kohë përmes lidhjes “Cilësimet e cookies” në fund të çdo faqeje.

CookieKush e vendosQëllimiKohëzgjatja
pp_consentPas PerdesRuan zgjedhjen tuaj për cookies (e domosdoshme)12 muaj
_ga, _ga_*Google AnalyticsStatistika vizitash – vetëm me pëlqimderi në 2 vjet
comment_author_*WordPressMban mend emrin dhe email-in në formularin e komenteve, vetëm nëse e zgjidhni1 vit
wordpress_*, wp-settings-*WordPressHyrja e redaktorëve në panel (jo për lexuesit)sesioni / 1 vit

8. Të drejtat tuaja

Keni të drejtë të kërkoni qasje, korrigjim ose fshirje të të dhënave tuaja, kufizim të përpunimit, transferim të tyre (portabilitet), të kundërshtoni përpunimin dhe të tërhiqni pëlqimin në çdo kohë. Për të ushtruar këto të drejta na shkruani në formularit të kontaktit. Do t’ju përgjigjemi brenda 30 ditëve.

Keni gjithashtu të drejtë të paraqisni ankesë pranë autoritetit mbikëqyrës: në Shqipëri, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (idp.al); në BE, autoriteti i mbrojtjes së të dhënave i vendit ku jetoni, p.sh. Datenschutzbehörde në Austri (dsb.gv.at).

9. Ndryshimet

Mund ta përditësojmë këtë politikë kur ndryshojnë shërbimet që përdorim ose ligji. Data e përditësimit të fundit shënohet në krye të faqes.