,

SPAK i sekuestron telefonin Ardit Hysës, ish drejtori juridik i KAYO, sot sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes

1 min lexim
SPAK i sekuestron telefonin Ardit Hysës, ish drejtori juridik i KAYO, sot sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes

Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka sekuestruar telefonin e ish drejtorit juridik të KAYO-s, Ardit Hysa, aktualisht Sekretar i Përgithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes bëjnë me dije burimet për Syrin.

Sekuestrimi është bërë në kuadër të hetimeve për aferën e tregtisë së armëve Rama-Yeffet. Procedimi penal nisi menjëherë pas denoncimeve të Arben Ahmetajt në ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv.

Burimet për Syrin bëjnë me dije gjithashtu se gjatë sekuestrimit të telefonit të Aleks Markut, ish Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes, drejtorit të KAYO-s, Ardi Veliu dhe biznesmenit Ron Yeffet janë sekuestruar edhe disa kamera sigurie.

Në kuadër të këtij procedimi penal më 2 tetor janë ushtruar kontrolle në vilën private të Yeffet në periferi të Tiranës, si dhe në zyrat e KAYOS-s e TIMAK, ku subjekte kontrolli kanë qenë Arjeta Puca dhe Ardi Veliu.  Kontrolle janë ushtruar edhe në Ministrinë e Mbrojtjes të drejtuar nga Ermal Nufi, teksa gjatë operacionit janë sekuestruar pajisje telefonike e kompjuterike, kontrata e dokumentacion.

Saktësia ka rëndësi

Gjetët një pasaktësi në këtë artikull, apo jeni përmendur në të dhe doni të përgjigjeni? Na shkruani. Çdo korrigjim publikohet hapur, me datë, dhe çdo palë e përmendur ka të drejtë përgjigjeje.

Shpërndaje:
Denoncime qytetare

Keni dijeni për korrupsion apo abuzim me detyrën?

Na tregoni në mënyrë të sigurt dhe anonime. Çdo denoncim verifikohet nga redaksia para publikimit.

  1. DërgoniPlotësoni formularin dhe bashkëngjitni dokumente. Kontakti është opsional.
  2. VerifikojmëRedaksia kontrollon faktet, dokumentet dhe kërkon përgjigjen e palëve.
  3. PublikojmëDenoncimet e konfirmuara publikohen me statusin e verifikimit.
  • Identiteti juaj nuk zbulohet kurrë
  • Lidhje e koduar (HTTPS)
  • Pa reklama, pa ndjekje
Denonco tani →